Shpërndaje në: Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse është duke pritur që Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) të mbajë Kuvendin e jashtëzakonshëm, para se të nisin diskutimet për formimin e institucioneve të reja.
Kurti është pyetur nëse zhvillimet e brendshme në LDK, përfshirë thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm, janë pjesë e pritjes së tij përpara se të nisë diskutimet politike për formimin e institucioneve, por nuk ka dhënë përgjigje.
E ndërkohë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se të premten do ta caktojë datën e mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës. Kjo datë, sipas saj, do të jetë në javën e parë të gushtit. Haxhiu ka kohë deri më 7 gusht ta thërrasë seancën konstituive, pasi përfundon afati rrjedhës kushtetues pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7-qershorit.
“Ajo do të bëhet në javën e parë të muajit gusht, edhe të premten, besoj, do ta bëj një njoftimin se kur saktësisht do të mbahet kjo seancë”, ka thënë Haxhiu në orët e vona të së martës në Prizren. Si arsyetim, Haxhiu ka thënë se nuk është nxituar për caktimin e kësaj seance në mënyrë që partitë të kenë më shumë kohë për të negociuar rreth zgjedhjes së presidentit.
Gjithashtu Haxhiu ka mohuar të ketë pasur ndonjë marrëveshje mes Kurtit e kryetarit të LDK-së, Lumir Abxhixhiku, për formim të institucioneve, përfshirë çështjen e presidentit.
Edhe Arbëri 3 muaj më parë Gjen Z është rrugës dhe kërkon shtet social Por deklarata e Haxhiut që të premten do ta caktojë se kur mbahet seanca e konstituive e Kuvendit, u kritikua nga deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani. Ai ka pyetur Haxhiun se pse kjo seancë nuk është caktuar sot dhe ku është dallimi me të premten, duke ngritur dyshime nëse ka ndonjë skenar.
“Kjo pushtetarja që rriti jashtëligjshëm pagesën e tenderave për 326% (alo…Prokuroria a jeni këndej?!) paska thënë që të premten e cakton datën e seancës së Kuvendit. Pse s’e caktove sot? Çka paska të premten ndryshe nga sot? Çfarë skenari po përgatisni?”, ka shkruar Ramadani në faqen e tij në Facebook.
