Aleancat e grupeve të armatosura po ndryshojnë konfliktin në Mali

0%

Të paktën 50 ushtarë malianë u vranë më 18 korrik në një pritë pranë qytetit Anefis. Aty ku u sulmua një autokolonë e përbashkët e ushtrisë së Malit dhe Korpusit Afrikan të Rusisë, që ka zëvendësuar Grupin Wagner në vend.

Sipas analistëve, sulmi tregon se grupet e armatosura në veri të Malit po bashkëpunojnë gjithnjë e më shumë, duke sfiduar strategjinë e qeverisë ushtarake për rivendosjen e sigurisë, pavarësisht mbështetjes në rritje nga Rusia, raporton “Al Jazeera”.

Përkeqësimi i situatës në Mali ngre shqetësime edhe për stabilitetin e rajonit të Sahelit, ku grupet e armatosura vazhdojnë të zgjerojnë ndikimin e tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot