Mbi 140 emigrantë të vdekur pas tragjedisë me një anije pranë

0%

Të paktën 143 refugjatë dhe emigrantë kanë vdekur pasi një anije që ishte nisur nga Gambia drejt Ishujve Kanarie mbeti 25 ditë në det, njoftoi Agjencia e OKB-së për Refugjatët. Anija u shpëtua më 18 korrik pranë portit Nouadhibou të Mauritanisë, ku mbërriti me 38 të mbijetuar dhe trupa viktimash në bord. Mes të mbijetuarve janë edhe dy fëmijë që humbën të gjithë familjarët gjatë udhëtimit.

Sipas autoriteteve të Mauritanisë, anija ishte nisur me 160 persona në bord, por mbeti pa karburant gjatë rrugës. UNHCR e cilësoi itinerarin drejt Ishujve Kanarie si një nga rrugët më vdekjeprurëse të migrimit në botë dhe bëri thirrje për krijimin e alternativave të sigurta për njerëzit që largohen nga vendet afrikane.

Burimi: Bota Sot