Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ofrimin e informatave të cilat do të ndihmonin në identifikimin e një personi i cili po kërkohet për vjedhje. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected] . Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
