Shpërndaje në: Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga e marta, 22 korrik, do të mbyllet për qarkullim një segment i rrugës “Ilir Konushevci”, për shkak të zhvillimit të punimeve infrastrukturore.
Sipas njoftimit, segmenti që do të bllokohet shtrihet nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, ndërsa mbyllja do të zgjasë pesë ditë.
Për të shmangur vonesat në komunikacion, komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë rrugët alternative: Rrugën “Maliq Pashë Gjinolli”, përmes rrugës “Bajram Bahtiri”; Unazën Qendrore dhe rrugën “Zagrebi”, përmes rrugës “Vëllezërit Fazliu”; Edhe Arbëri 3 muaj më parë Si e humbëm fitoren e GJND-së Rrugën “Murat Mehmeti”, me dalje në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.
Komuna ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për shqetësimet e mundshme, duke i falënderuar për bashkëpunimin gjatë realizimit të punimeve.
