Hegseth: Lufta me Iranin ka kushtuar deri më tash rreth 37.5 miliardë

0%

Shpërndaje në: Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë të martën se lufta e SHBA-së me Iranin ka kushtuar deri më tash 37,5 miliardë dollarë, ndërsa ai po dëshmon në Senat ku po tenton të arsyetojë kërkesën e presidentit Donald Trump për buxhet shtesë prej 87.6 miliardë dollarëve, raporton agjencia “AP”.

Hegseth u pyet nga senatori demokrat Dick Durbin nëse ka llogari se sa ka kushtuar lufta në Iran, e cila nisi më 28 shkurt. Ai tha se afro 37.5 miliardë dollarë, ndërsa ka thënë se kërkesa për buxhet shtesë për vjen në një kohë urgjente. “Ne duhet të përgatitemi për luftë për ta ruajtur paqen”, tha Hegseth.

“Pa këto fonde, ne përballemi me mungesa kritike që kërcënojnë edhe aftësinë tonë për t’i paguar edhe ushtarët tanë, për t’i rimbushur pajisjet dhe municionet dhe për të mbështetur operacionet jetike pa pasur pengesa”. Hegsethi po dëshmon në Komitetin për Buxhet në Senat, ndërsa fjalimi i tij hapës u ndërpre disa herë nga protestuesit kundër luftës në Iran.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hegseth tha se buxheti shtesë do të përdoret për ta “forcuar paqen përmes forcës”. Edhe Botë 2 muaj më parë Lufta kundër Iranit ka kushtuar 29 miliardë dollarë deri më tani, thotë Pentagoni Ndërsa seanca dëgjimore po vazhdon presidenti amerikan Donald Trump në rrjete sociale ka shkruar për luftërat e fundit të SHBA-së dhe sa kohë u deshën për t’i përfunduar ato dhe numri i viktimave.

“Lufta e Afganistanit: 20 vjet, 2,000 TË VDEKUR; Lufta e Irakut: 9 vjet, 4,600 TË VDEKUR; Lufta e Vietnamit: 19 vjet e 5 muaj, 58,220 TË VDEKUR; Lufta e Koresë: 3 vjet e 1 muaj, 36,574 TË VDEKUR; Lufta e Venezuelës: 1 ditë, 0 TË VDEKUR; Konflikti Ushtarak në Iran: 4 muaj, 18 TË VDEKUR”, ka shkruar Trump.

Hegseth gjatë dëshmisë ka thënë se Irani do të tentojë “të imponojë vullnetin e tij” në Ngushicën e Hormuzit nëse SHBA-ja tërhiqet.

Burimi: Koha