Tottenham zyrtarizon transferimin e Andy Robertson

0%

Tottenham Hotspur ka zyrtarizuar transferimin e kapitenit të Skocisë, Andrew Robertson, si lojtar të lirë pas largimit nga Liverpool. 32-vjeçari mbrojtësi i majtë u largua nga Anfield në fund të sezonit, duke mbyllur një periudhë nëntëvjeçare të mbushur me trofe.

Tottenham njoftoi se Robertson ka nisur këtë javë në Hotspur Way pas pjesëmarrjes me Skocinë në Botërorin e fundit në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Trajneri i Spurs, Roberto De Zerbi, e mirëpriti transferimin: “Andy is someone I’ve admired for a number of years and he will bring outstanding technical qualities, experience, leadership and mentality to our team”.

Robertson u bashkua me Liverpool nga Hull City në vitin 2017 dhe bëri 378 paraqitje për klubin, duke fituar dy tituj të Premier League, Champions League në vitin 2019, FA Cup dhe dy League Cup. Sipas Transfermarkt, ai ka firmosur kontratë deri në qershor 2030 dhe do të garojë me Destiny Udogie për vendin e titullarit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot