Thuni e Dinamo luajnë baras

0%

Shpërndaje në: Ka përfunduar baras, 1:1, ndeshja ndërmjet kampionit të Zvicrës, Thunit, dhe kampionit të Kroacisë, Dinamo Zagreb. Ndeshja ndërmjet dy kampionëve u zhvillua të martën mbrëma dhe i takoi raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Për Thunin deri në fund të ndeshjes luajti mesfushori i Kosovës, Valmir Matoshi, ndërsa nga minuta e 66-të në fushë u paraqit për Dinamon e Zagrebit, Arbër Hoxha. Brighton Labeau e shënoi golin për Thunin në minutën e 20-të, kurse për ekipin kroat golin e barazimit 1:1 e shënoi Miha Zajc në minutën e 86-të. Ndeshja kthyese luhet pas një jave në Zagreb.

Burimi: Koha