Stuhi të fuqishme që kanë përfshirë vendet të rajonit si Shqipëria dhe Kosova, është duke lëvizur drejt Maqedonisë së Veriut, tha drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov Ai tha se pritet të ketë reshje intensive të shiut dhe erëra të fuqishme. “Stuhia që ka përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën aktualisht po lëviz drejt Maqedonisë së Veriut.
Kjo stuhi pritet të sjellë kryesisht reshje më intensive shiu, ndërsa erërat e forta mund të mos jenë elementi kryesor”, tha Angellov Kujtojmë se si pasojë e erërave të forta dëme të konsiderueshme janë shkaktuar në kryeqytet, Shkup.
