LSDM: Mickoski po kërkon alternativë ndaj Evropës, siç është Rusia,

0%

LSDM akuzon kryeministrin Hrisitjan Mickoski se nuk ka ndërmend ta anëtarësojë vendin në BE dhe se ai po kërkon sistematikisht partnerë të tjerë, si India, Kina, Rusia. “Sot, Hristijan Mickoski pati një drekë pune me Presidentin e Indisë. Zyrtarisht për bashkëpunim dypalësh. Jozyrtarisht për gjetjen e një alternative ndaj rrugës evropiane.

Mickoski ka kohë që tregon se nuk ka ndërmend ta çojë Maqedoninë në Bashkimin Evropian. Në vend të kësaj, ai po kërkon sistematikisht partnerë të tjerë. Së pari me Orbanin dhe Hungarinë e tij, pastaj me Vuçiçin dhe Serbinë, dhe tani me Indinë – një vend që është pjesë e BRICS, së bashku me Rusinë dhe Kinën.

A foli ai në takim me Presidentin Indian se si Maqedonia mund të bashkohet me BRICS? A i shpjegoi asaj se Maqedonia nuk ka nevojë për BE-në, sepse ka “opsione të tjera”? A përmendi ai se është më mirë të presësh dekada sesa të zbatosh reforma që do të sillnin gjyqësor të pavarur dhe llogaridhënie? A përmendi ai se i tha lamtumirë Evropës?!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mickoski nuk dëshiron të jetë në Evropë sepse Evropa kërkon rregulla, transparencë dhe llogaridhënie. Rusia, Kina dhe disa nga vendet e BRICS ofrojnë diçka tjetër – më pak pyetje, më pak kontroll dhe më shumë hapësirë për kontroll të brendshëm mbi institucionet. Kjo nuk është diplomaci. Kjo është një ikje politike nga rruga evropiane.

Mickoski tashmë po thotë hapur se do të presim dekada për BE-në. Ndërkohë, ai po ndërton lidhje me ata që nuk kërkojnë reforma, nuk kërkojnë një gjyqësor të pavarur dhe nuk kërkojnë llogaridhënie për krimin”, thonë nga LSDM.

Burimi: Telegrafi