Martohet ‘YouTuber’- i më i famshëm në botë, MrBeast

0%

Një nga YouTuber-at më të famshëm në botë, MrBeast, emri i vërtetë i të cilit është Jimmy Donaldson, është martuar me partneren e tij prej kohësh, Thea Booysen. Çifti u martua në një ceremoni intime të mbajtur në ishullin Necker, një ishull privat në pronësi të miliarderit britanik Richard Branson. Lajmi u konfirmua nga revista amerikane People, e cila publikoi detaje ekskluzive nga dasma.

Ndryshe nga videot dhe sfidat spektakolare që i kanë fituar qindra miliona ndjekës, MrBeast vendosi ta mbante dasmën e tij larg syrit të publikut. Në ceremoni morën pjesë rreth 70 anëtarë të familjes dhe miqtë më të ngushtë, dhe festimi zgjati për disa ditë në një atmosferë të relaksuar.

Nusja, Thea Booysen, mbante veshur një fustan nusërie nga stilistja Nicole Felicia, ndërsa dhëndri zgjodhi një smoking klasik nga shtëpia e modës Ralph Lauren. Pas shkëmbimit të zotimeve, të ftuarit shijuan një darkë të bollshme dhe muzikë. MrBeast dhe Thea u takuan në vitin 2022 në Afrikën e Jugut dhe shumë shpejt e bënë publike lidhjen e tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Çifti u fejua ditën e Krishtlindjeve të vitit 2024, pas së cilës ata deklaruan vazhdimisht se donin një dasmë të vogël dhe private, larg vëmendjes së medias.

Burimi: Bota Sot