Ministri Muja viziton fermerët e Istogut pas dëmeve nga breshri,

0%

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka vizituar fermerët e Istogut pas dëmeve që reshjet atmosferike u shkaktuan në tokat e tyre. Muja theksoi se hapi i parë institucional është vlerësimi profesional i dëmeve nga Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve, në përputhje me procedurat ligjore.

Sipas tij, Ministria është duke shqyrtuar krijimin e një Qendre të Paralajmërimit të Hershëm për Fermerët, e cila do të ofrojë informacione dhe paralajmërime meteorologjike në kohë reale, për t’u mundësuar fermerëve marrjen e masave mbrojtëse para goditjes nga fenomenet ekstreme.

Gjithashtu, sipas njoftimit, javën e ardhshme do të hapet Skema e Granteve 2026, e cila do të mbështesë investimet në sera dhe fidanë për rimbjellje, duke i ndihmuar fermerët të rikthejnë kapacitetet prodhuese dhe të investojnë në sisteme më rezistente ndaj rreziqeve klimatike. “Ndryshimet klimatike kërkojnë një qasje të re.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Synimi ynë është të ndërtojmë një bujqësi më të qëndrueshme përmes investimeve në parandalim, sigurime bujqësore, infrastrukturë mbrojtëse, sisteme të paralajmërimit të hershëm dhe këshillim professional”- deklaroi Muja.

Më tej, në komunikatën e Ministrisë thuhet se Instituti Bujqësor i Kosovës dhe Shërbimi Këshillimor Bujqësor do të angazhohen në terren për të ofruar këshillim profesional mbi masat agroteknike që duhet të ndërmerren pas breshrit, me synim rikuperimin sa më të mirë të prodhimit. KALLXO.com ka raportuar pamje të dëmeve të shkaktuara nga breshri në Istog.

Burimi: Kallxo