Delegati ndërkombëtar, Eshref Beqiri, është i lumtur që ishte pjesë e ngjarjes së madhe që u organizua për disa ditë më radhë në kryeqytetin e Kosovës, Evropianin për kategoritë e të rinjve. Beqiri kreu detyrën e tij ashtu si i ka hije duke lartësuar shtetin e Kosovës. \Beqiri shpreh krenarinë e tij që ishte pjesë e kësaj ngjarje të madhe dhe faktor kyq në ndeshjet kryesore.
“Një rrugëtim që më mbush me krenari dhe mirënjohje! Të jem i emëruar nga Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) si Delegat në tri ndeshje finale nga katër (4) Kampionate Evropiane (EHF EURO & Championship) është një nga nderimet më të mëdha të karrierës sime. Ky besim është rezultat i shumë viteve pune, përkushtimi, profesionalizmi dhe përgjegjësie në shërbim të hendbollit evropian.
Çdo ndeshje dhe çdo finale ka qenë një përgjegjësi e veçantë, por edhe një privilegj i jashtëzakonshëm. Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Federatën Evropiane të Hendbollit (EHF) për besimin e vazhdueshëm dhe mundësinë që të jem pjesë e ngjarjeve më të rëndësishme të hendbollit evropian.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për të gjithë kolegët, bashkëpunëtorët si dhe Federatën e Hendbollit të Kosovës, të cilët kanë kontribuar në rrugëtimin tim profesional. Ky vlerësim më motivon që edhe në të ardhmen të vazhdoj të përfaqësoj me dinjitet Kosovën dhe të jap kontributin tim në zhvillimin e hendbollit evropian e sidomos Kosovar.
Faleminderit, EHF, për besimin dhe vlerësimin! \Faleminderit, George S. Bebetsos, Boris Milosheviqit e Denis Reibel :, ka shkruar Beqiri.
