Gashi fiton të bronztën në Kampionatin Evropian të Biliardos

0%

Kosova ka festuar një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare sportive. I riu, Iris Gashi, ka shkruar histori duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Biliardos për grupmoshat U-19, që po zhvillohet në Slloveni.

Me këtë rezultat, ai i ka siguruar Kosovës një nga sukseset më të rëndësishme në këtë sport, pasi u rendit në mesin e katër lojtarëve më të mirë të Evropës në disiplinën 9-Ball. Gashi, i cili përfaqëson klubin “Shooters” nga Prishtina, tregoi paraqitje të shkëlqyera gjatë gjithë kampionatit, duke dëshmuar talent, profesionalizëm dhe përkushtim në garat evropiane.

Medalja e bronztë e fituar në Slloveni konsiderohet një arritje historike për biliardon e Kosovës dhe një dëshmi e zhvillimit të këtij sporti në vend, duke hapur rrugën për suksese të reja në arenën ndërkombëtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot