Mirud dhe Anahí publikojnë “Me Hipnotizas”, një bashkëpunim që e

0%

Këngëtari shqiptar Mirud (Durim Morina) ka prezantuar projektin e tij më të ri muzikor, “Me Hipnotizas”, një bashkëpunim me superyllin meksikan Anahí, që shënon një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij.

Kënga është pjesë e albumit më të ri të Mirudit, “Deadly (Lovin’ You)”, dhe vjen si një ripërpunim modern i hitit legjendar “Sálvame”, i cili u bë i famshëm në mbarë botën përmes grupit dhe serialit ikonik “Rebelde”. Për Mirudin, bashkëpunimi me Anahín përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme, duke e vendosur edhe më fuqishëm në hartën e muzikës ndërkombëtare.

Të sjellësh një duet me një artiste që ka qenë frymëzim për miliona njerëz në Amerikën Latine dhe më gjerë është një dëshmi e qartë e rrugëtimit që artisti shqiptar po ndërton jashtë kufijve. “Me Hipnotizas” sjell një frymë bashkëkohore, duke ruajtur emocionin e versionit origjinal, ndërsa ndërthur vokalin karakteristik të Anahít me stilin unik të Mirudit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Publikimi i kësaj kënge është pritur me interes të madh nga fansat e të dy artistëve, ndërsa projekti pritet të gjejë jehonë jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në atë hispanik dhe ndërkombëtar. Me këtë bashkëpunim, Mirud vazhdon të dëshmojë se është një nga artistët shqiptarë që po ndërton me sukses një karrierë globale, duke bashkuar kultura dhe tregje të ndryshme përmes muzikës.

“Me Hipnotizas” është tashmë i disponueshëm në të gjitha platformat muzikore, ndërsa fansat kanë mirëpritur duetin që konsiderohet si një nga bashkëpunimet më të rëndësishme të këtij viti për një artist shqiptar.

Burimi: Telegrafi