Armando Broja ka lënë pas pushimet dhe është rikthyer në stërvitje me Bërnlin, duke dhënë një sinjal pozitiv edhe përmes rrjeteve sociale.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare publikoi një kolazh fotografish nga seanca stërvitore me skuadrën angleze, të shoqëruar me mesazhin e shkurtër: “I rikthehemi punës.” Bërnli, që sezonin e kaluar ra nga Premier Liga, vijon përgatitjet për sezonin e ri dhe më 26 korrik do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Ajaksit.
Në testin e fundit, të luajtur më 16 korrik, skuadra angleze u mposht 4-1 nga Real Salt Lake, sfidë në të cilën Broja humbi edhe një penallti. Ndërkohë, e ardhmja e 25-vjeçarit mbetet ende e paqartë. Emri i tij vazhdon të lidhet me klube nga Bundesliga dhe Seria A, por deri në këtë moment nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete apo zhvillim zyrtar për një transferim të mundshëm.
