Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të zhvillojë këtë të premte, më 24 korrik, një mbledhje të zgjeruar nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, duke shtuar pritshmëritë për lëvizje të mundshme në qeveri.
Sipas agjendës, mbledhja do të nisë në orën me fjalën hapëse të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, i cili do të paraqesë bilancin e drejtimit të Kuvendit, përfshirë futjen e teknologjisë dhe projektin për godinën e re të Parlamentit. Më pas, Taulant Balla do të prezantojë bilancin e drejtimit të grupit parlamentar dhe aktivizimin e deputetëve.
Për secilin diskutim është parashikuar një kohë prej jo më shumë se dy minutash për çdo folës. Ajo që bie në sy është se Rama vijon ta masë punën e deputetëve nga celulari. Pra nëse shihet agjenda do të shihet puna “on dhe “off line”. Pra do tu kërkohet llogari se pse kanë bërë pak share dhe like në rrjetet sociale.
