Zidane firmos deri në vitin 2030, Barthez dhe Diomede dy të besuarit

0%

Pas largimit të Didier Deschamps, një epokë e ri nis te Franca, me në krye Zinedine Zidane. Ish-trajneri i Real Madrid do të drejtojë “Gjelat” deri në vitin 2030.

Fabrizio Romano zbulon se marrëveshja midis Zidane dhe Federatës Franceze të Futbollit ka qenë në fuqi që nga nëntori i kaluar dhe nuk ka qenë kurrë në dyshim, pavarësisht interesit nga disa klube të mëdha për ish-fituesin e “Topit të Artë”.

L’Equipe zbulon se Zidane ka zgjedhur të rrethohet me aleatë të besuar në stafin e tij teknik, duke nisur nga ish-portieri kampion bote, Fabian Barthez dhe Bernard Diomède, aktualisht trajner kryesor i skuadrës U20 të Francës. Zyrtarizimi i Zidane në krye të Francës do të vijë në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot