Pasi moti i lig ka përfshirë disa komuna të Kosovës, KEDS ka dalë me një njoftim për qytetarët. Përmes një njoftimi, KEDS ka bërë të ditur se erërat e forta, të shoqëruara me reshje të dendura shiu dhe breshër, mund të ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin e sistemit të shpërndarjes dhe të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme në furnizim me energji elektrike.
Pos tjerash, në njoftim theksohet se ekipet e KEDS-it janë të pranishme në terren në numër të shtuar dhe po monitorojnë vazhdimisht situatën, të gatshme për intervenim të menjëhershëm dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit.
Njoftimi: Erërat e forta, të shoqëruara me reshje të dendura shiu dhe breshër, mund të ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin e sistemit të shpërndarjes dhe të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme në furnizim me energji elektrike.
Ekipet tona janë të pranishme në terren në numër të shtuar dhe po monitorojnë vazhdimisht situatën, të gatshme për intervenim të menjëhershëm dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit.
