BE-ja e shqetësuar për dekretin e Haxhiut për dorëheqjet e personelit

0%

Nga: Augustin Palokaj Shpërndaje në: Përmes një deklarate nga zëdhënësja në Bruksel, Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për të pranuar dorëheqjen e personelit serbë edhe pasi ato dorëheqje ishin tërhequr.

Po ashtu BE-ja ka shprehur shqetësim edhe për dekretimin e këtij vendimi nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu. Këto vendime BE i quan si jokompatibile me ligjin dhe kërkesat procedural dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

“Sipas Kushtetutës së saj, Kosova është një shoqëri multietnike e qeverisur nga sundimi i ligjit dhe sistemi i saj gjyqësor duhet të reflektojë diversitetin etnik të Kosovës. BE në vazhdimësi i ka bërë thirrje Kosovës që të mundësojë riintegrimin e personelit gjyqësor të serbëve të Kosovës në përputhje me ligjet e Kosovës dhe marrëveshjet nga dialogu”, thuhet në këtë deklaratë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“BE-ja mirëpret tërheqjen e dorëheqjeve të paraqitura më nga ana e gjykatësve, prokurorëve dhe stafit mbështetës serbë të Kosovës. BE është e shqetësuar me vendimin e djeshëm të Këshillit Porkurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet të cilat tashmë ishin tërhequr dhe me vendimin e sotëm të ushtrueses së detyrës së presidentes për të dekretuar këto dorëheqje.

Kjo duket të mos jetë në përputhje me ligjin, me procedurën e nevojshme dhe kërkesat nga sundimi i ligjit në Kosovë”, thuhet në këtë deklaratë të BE-së. Në fund të sajë shtohet se “BE-ja i fton të gjitha institucionet relevante të përmbahen nga veprimet që kanë për qëllim pengimin e riintegrimit të personelit gjyqësor serbë të Kosovës”.

Burimi: Koha