Breshëri i madh që ra dje ka lënë pa rrymë shumicën e fshatrave të Istogut. Gjendja e njëjtë paraqitet edhe sot në këtë zonë të Kosovës. Po ashtu lexuesit bëjnë me dije se edhe gjysma e fshatrave të Klinës nuk kanë rrymë që 24 orë. Gjithashtu sot Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka paralajmëruar për reshje dhe stuhi.
Burimi:
Bota Sot
