Kriza në LDK? Gecaj flet për kërkesën e delegatëve ndaj Abdixhikut

0%

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i ka bërë thirrje kryetarit të partisë që të thërrasë Kuvendin e Jashtëzakonshëm dhe të shpallë zgjedhjet e brendshme, me qëllim, siç tha ai, hapjen e rrugës për fitoret e ardhshme të LDK-së. “Thirrja më e sinqertë për kryetarin e LDK-së është që të ulet, ta thërrasë Kuvendin e Jashtëzakonshëm dhe t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

T’i hapim rrugë fitoreve të LDK-së”. Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj në një përgjigje u shpreh se kërkesa për largimin e Lumir Abdixhikut vjen nga mbi 150 delegatë të LDK-së dhe nuk është kundër askujt personalisht. Ai theksoi se partia duhet të reflektojë pas tri rezultateve në vendin e tretë dhe të bëjë ndryshime për t’u rikthyer në vendin e parë.

“Kërkesa për dorëheqjen apo shkarkimin e Lumir Abdixhikut është kërkesë e mbi 150 delegatëve të Kuvendi të LDK-së. Kjo kërkesë nuk është e orientuar kundër askujt. Thjesht, në tri palë zgjedhje kemi mbetë në vendin e tretë dhe kjo është e papranueshme për partinë e Ibrahim Rugovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ne duhet të reflektojmë dhe të sjellim ndryshime që na ngrisin në vendin e parë, aty ku e meriton partia me bagazhin më të fortë ”, tha ai për “Bota sot”.

Burimi: Bota Sot