Martin Garrix për Sunny Hill: Mezi po pres të kthehem sërish

0%

DJ-i dhe producenti i njohur holandez, Martin Garrix, ka ndarë emocionet e tij para rikthimit në Sunny Hill Festival në Prishtinë. Artisti ka publikuar një InstaStory, ku ka shkruar: “Mezi pres të rikthehem në Sunny Hill Festival më pak se dy javë”.

Ylli i muzikës elektronike është një nga emrat më të mëdhenj që ka performuar në festival, ku edhe më parë ka krijuar atmosferë të veçantë me hitet e tij dhe energjinë karakteristike. Foto: Instagram Rikthimi i Garrix në Prishtinë është pritur me entuziazëm nga fansat e muzikës elektronike, të cilët mezi presin paraqitjen e tij në skenën e festivalit.

Sunny Hill Festival ndër vite ka arritur të sjellë në Kosovë artistë të njohur ndërkombëtarë, duke e forcuar gjithnjë e më shumë pozitën e tij në skenën e festivaleve muzikore. Me afrimin e edicionit të ri, emocionet për festivalin po rriten, derisa rikthimi i 30-vjeçarit mbetet një nga momentet më të shumëpritura për publikun.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Festivali sivjet mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Bërnicë.

Burimi: Telegrafi