Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Aktorja britanike Samantha Morton ka rrëfyer se u ndje thellësisht e prekur e e nderuar kur regjisori Christopher Nolan e krahasoi me aktorin e ndjerë Heath Ledger gjatë xhirimeve të filmit “The Odyssey”.
Nolan ka zbuluar se ekipi i filmit e duartrokiti Mortonin pas një prej skenave të saj, një reagim që ai dhe producentja Emma Thomas e kishin përjetuar më parë vetëm gjatë xhirimeve me Ledgerin, ka shkruar People. “Kur e dëgjova këtë krahasim, u emocionova shumë. Ishte një ndjenjë e veçantë dhe prekëse”, ka thënë Morton.
Aktorja ka kujtuar se kishte ëndërruar të punonte me Heath Ledger në filmin “The Brothers Grimm”, por u zëvendësua para nisjes së xhirimeve. “Kalova pak kohë me Heathin dhe Matt Damonin në Romë. Kisha shumë dëshirë të punoja me ta, por nuk ndodhi. Jo gjithmonë gjërat shkojnë siç i planifikojmë. Prandaj ky krahasim ishte njëkohësisht nder dhe pak i hidhur”, u shpreh ajo.
Edhe Showbiz 5 muaj më parë Jodie Foster tregon se është sulmuar nga një luan kur ishte fëmijë Morton e ka cilësuar skenën që u duartrokit nga ekipi si një moment të rrallë. “Ishte magji e vërtetë kinematografike. Gjithçka u përputh në mënyrë të përkryer, sikur yjet ishin rreshtuar”, ka thënë aktorja. Në filmin “The Odyssey”, Morton interpreton magjistaren Circe.
Ajo ka theksuar se nuk e sheh personazhin si një antagoniste. “Kur e lexova historinë, m’u duk si historia e nënës, motrës, vajzës apo gjyshes sime. Në çdo gazetë mund të gjesh historinë e një gruaje që të kujton Circen. Nuk e shoh si një personazh të keq, edhe pse e kuptoj pse disa e perceptojnë kështu”, ka thënë ajo.
Edhe Showbiz 5 o. më parë Pse lidhjet e yjeve me partnere shumë më të reja vazhdojnë të ngjallin debat? Sipas Morton, personazhet dhe njerëzit nuk mund të ndahen thjesht në të mirë dhe të këqij. “Mësimet e jetës vijnë në mënyra të çuditshme dhe shpesh janë të vështira. Asgjë nuk është bardh e zi dhe nuk besoj se Circe është thjesht një personazh i keq”, ka përfunduar aktorja.
