Ekskluzive | Ankesa për çmime të larta: Parkingje me tarifa deri në

0%

Një aksion i gjerë i institucioneve shtetërore është duke u zhvilluar afër qytetit të vjetër të Prizrenit, ku njësia e Krimeve Ekonomike, Inspektorati i Punës dhe inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit kanë zbarkuar në rrugën “Pushkatarët”, mëson Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, kontrollet po zhvillohen te parkingjet “Bekimi” dhe “Kaçinari” dhe jo vetëm, ku ekipet inspektuese po verifikojnë zbatimin e ligjit nga operatorët ekonomikë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se aksioni lidhet me dyshimet për tarifa të larta të parkimit dhe moslëshimin e kuponëve fiskalë, si dhe me respektimin e detyrimeve ligjore dhe fiskale nga bizneset që operojnë në këtë zonë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në terren ndodhen zyrtarë të Krimeve Ekonomike, Inspektoratit të Punës dhe Ministrisë, të cilët po kryejnë kontrolle të detajuara dhe po verifikojnë dokumentacionin përkatës. Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse janë konstatuar shkelje apo janë shqiptuar masa ndaj operatorëve, ndërsa pritet që institucionet kompetente të dalin me një njoftim zyrtar pas përfundimit të aksionit.

Aksioni ka ardhur pas ankesave të shumta të qytetarëve, vizitorëve dhe mërgimtarëve, të cilët kanë raportuar se disa parkingje kanë rritur tarifat gjatë sezonit turistik, duke aplikuar çmime që variojnë nga 2 deri në 5 euro, si dhe dyshime për moslëshim të kuponëve fiskalë. Sinjali do të raportojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com