Pamje që tregojnë më së miri intensitetin e stuhisë dhe breshërit në

0%

Pamje të publikuara nga terreni tregojnë intensitetin e lartë të stuhisë së shoqëruar me breshër, e cila ka goditur dje fshatin Lubozhdë të Komunës së Istogut. Reshjet e fuqishme të breshërit kanë shkaktuar dëme në disa zona të komunës, veçanërisht në kulturat bujqësore, duke prekur prodhimet e fermerëve lokalë.

Institucionet komunale kanë nisur procesin e evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve të shkaktuara, ndërsa fermerët kanë kërkuar mbështetje për përballimin e pasojave të kësaj stuhie. Pamjet nga Lubozhda pasqyrojnë fuqinë e fenomenit atmosferik dhe dëmet që mund të shkaktojnë dukuritë ekstreme të motit në bujqësi dhe mjedis. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi