Nis asfaltimi i rrugës Kaçanik–Kërbliq

0%

Ka nisur asfaltimi i rrugës Kaçanik–Kërbliq, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që pritet të përmirësojë qarkullimin dhe lidhjen mes banorëve të kësaj ane.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës Jeton Raka i cili ka njoftuar se ky projekt është buxhetuar gjatë kohës kur ai ka ushtruar këtë detyrë, ndërsa procedurat dhe punimet për realizimin e tij kanë nisur vitin e kaluar me hapjen e trasës së rrugës. Sipas Rakës, pas përfundimit të fazave paraprake projekti ka hyrë në një fazë të re me fillimin e punimeve për asfaltim.

“Ky projekt sot po merr formë konkrete me fillimin e asfaltimit”, ka shkruar Raka, duke theksuar rëndësinë e investimit për zhvillimin e infrastrukturës lokale. Rruga Kaçanik–Kërbliq pritet të lehtësojë qarkullimin e banorëve, të rrisë sigurinë në komunikacion dhe të krijojë kushte më të mira për zhvillimin ekonomik të zonës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi