Aksidenti tragjik ku humbën jetën tre shtetasit e Kosovës, Ahmeti:

0%

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Tërnava, e cila humbi disa anëtarë në aksidentin tragjik të ndodhur pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë. Përmes një reagimi publik, Ahmeti e cilësoi ngjarjen si një tragjedi të rëndë, duke theksuar se dhimbja e familjes Tërnava është edhe dhimbje e gjithë shoqërisë.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë që goditi familjen Tërnava, e cila humbi më të dashurit e saj në aksidentin tragjik pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë”, ka shkruar Ahmeti transmeton Klankosova.tv. Ai tha se humbje të tilla e bëjnë të qartë sa e brishtë është jeta dhe sa e madhe është dhimbja që lë pas një tragjedi e tillë.

“Përballë humbjeve të tilla, çdo fjalë është e pamjaftueshme. Jeta na kujton, në mënyrën më të ashpër, se sa e brishtë është, ndërsa dhimbja e një familjeje bëhet dhimbje e mbarë shoqërisë sonë”, theksoi kreu i BDI-së. Në fund të mesazhit të tij, Ahmeti u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe uroi që ata të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Familjes Tërnava u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe bashkëndjej me ta në këto çaste të rënda. Lutem që Zoti t’u japë forcë, durim dhe kurajë për ta përballuar këtë sprovë të rëndë. U prehshin në paqen e amshuar”, përfundoi Ahmeti.

Burimi: Bota Sot