E trishtë: 18-vjeçari shkakton aksident fatal në Hessen, vdes nëna –

0%

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Hessen të Gjermanisë, ku një grua 45-vjeçare humbi jetën, ndërsa dy vajzat e saj të mitura mbetën të lënduara rëndë. Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës në rrugën Burgsolmser Straße, mes qyteteve Leun dhe Burgsolms.

Gruaja po udhëtonte me një automjet Smart Forfour, së bashku me vajzat e saj 10 dhe 12 vjeçe, në drejtim të Leun-Lahnbahnhof. Në një moment, një Mercedes i drejtuar nga një 18-vjeçar hyri në korsinë e kundërt dhe u përplas ballë për ballë me makinën e familjes, transmeton Klankosova.tv. Dyshohet se i riu kishte humbur kontrollin e veturës për shkak të shpejtësisë së madhe.

Përplasja ishte aq e fortë, sa Smart-i u hodh anash rrugës dhe përfundoi i përmbysur në çati, raportojnë mediat gjermane. Dy vajzat dhe drejtuesi 18-vjeçar i Mercedesit u nxorën, ndërsa për 45-vjeçaren u desh ndërhyrja e zjarrfikësve. Gruaja, e cila kishte pësuar lëndime shumë të rënda, u transportua me helikopter në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot