Është publikuar traileri i filmit “HANA”, një produksion nga Kosova që trajton një temë të ndjeshme dhe të rëndësishme për shoqërinë: pasojat e dhunës seksuale gjatë luftës dhe rrugën e gjatë drejt përballjes dhe shërimit.
Me regji të Ujkan Hysaj dhe skenar të Fadil Hysaj, filmi vendos ngjarjen në Kosovën e pasluftës, duke ndjekur historinë e një aktoreje që merr pjesë në një program të Terapisë përmes Artit për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.
Përmes këtij procesi, ajo përballet papritur me traumën e saj të fshehur, duke hapur një rrugëtim emocional që lidhet me kujtesën, guximin dhe identitetin.
AJO Pictures “HANA” përmes temës dhe qasjes artistike, synon të hapë hapësirë reflektimi mbi plagët e luftës, heshtjen që shpesh i rrethon ato dhe fuqinë e krijimtarisë për të ndihmuar në rikthimin e zërit të humbur dhe ballafaqimin me veten. Përveç publikimit të trailerit, filmi ka shënuar edhe një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij ndërkombëtar.
AJO Pictures “HANA” ka pasur premierën botërore në edicionin e 56-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Goa, Indi, një festival i kategorisë A i akredituar nga FIAPF dhe një prej ngjarjeve më prestigjioze të kinemasë botërore.
Filmi është përzgjedhur edhe si pjesë e programit zyrtar të garës për “ICFT–UNESCO Gandhi Medal Award”, çmim që nderon veprat filmike që pasqyrojnë idealet e UNESCO-s, përfshirë tolerancën, dialogun ndërkulturor dhe paqen.
AJO Pictures “HANA” është gjithashtu pjesë e përfaqësimit të Kosovës në edicionin e 17-të të Al Este San Marcos International Film Festival, që mbahet nga 18 deri më në Lima dhe qytete të tjera të Perusë, krahas disa produksioneve të tjera nga Kosova që prezantojnë zërin bashkëkohor të kinematografisë vendore.
Me publikimin e trailerit, “HANA” sjell pamjen e parë të një rrëfimi që prek kujtesën kolektive, dhimbjen personale dhe mundësinë e shërimit përmes artit, duke e vendosur kinemanë kosovare në një dialog të rëndësishëm me audiencën ndërkombëtare.
