Ndahet nga jeta Beqir Beqiri, organizatori dhe punëtori shumëvjeçar i

0%

Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar ndarjen nga jeta të Beqir Beqirit, organizatorit dhe punëtorit shumëvjeçar të këtij institucioni kulturor. Me punën e tij të palodhshme dhe profesionalizmin e vazhdueshëm, ai dha një kontribut të çmuar në funksionimin dhe organizimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke lënë pas kujtime të paharrueshme për të gjithë ata që patën rastin të punonin me të.

Përmes një njoftimi zyrtar, TKK shprehu dhimbjen për humbjen e një prej bashkëpunëtorëve të tij, për punën dhe përkushtimin që Beqiri dha ndër vite. Më poshtë reagimi i plotë i Teatrit Kombëtar të Kosovës: “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Beqir Beqirit, organizatorit dhe punëtorit të kahmotshëm e të çmuar të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Përkushtimi, profesionalizmi dhe puna e tij shumëvjeçare do të mbeten pjesë e kujtesës së institucionit tonë. Beqir Beqiri do të kujtohet si një njeri i mirë, koleg i respektuar, organizator i përkushtuar dhe punëtor i palodhur, i cili me kontributin e tij të vyer la gjurmë të pashlyeshme në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në këto çaste të vështira, Teatri Kombëtar i Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Beqiri, të afërmit, miqtë dhe mbarë komunitetin artistik. Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, pas faljes së namazit të drekës, në Varrezat e Dragodanit. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”.

Burimi: Telegrafi