Momentet më të mira nga Kupa e Botës

0%

Shpërndaje në: Kupa e Botës në futboll ka ofruar qindra momente spektakolare. Përgjatë 39 ditëve janë luajtur plot 104 ndeshje. Agjencia e lajmeve “Associated Press” ka përzgjedhur momentet kryesore të Botërorit. Goli i Botërorit Sidny Lopes Cabral i Kepit të Gjelbër tronditi Argjentinën me supergolin në 1/16 e finales. Argjentina megjithatë avancoi dhe arriti deri në finale.

Edhe Botërori 2026 2 j. më parë Eliminohet Gjermania, Paraguai në 1/8 e finales Dështimi i Botërorit Gjermania. Për Botërorin e tretë rresht gjermanët kanë arritur të realizojnë pritjet e tifozëve. Gjermania u ndal nga Paraguai në raundin e parë nokaut. Më mirë nuk kaloi as Brazili. Lojtari që shpërtheu Pau Cubarsi i Spanjës.

Mbrojtësi 19-vjeçar i Barcelonës luajti çdo minutë për Spanjën që e fitoi titullin. Ai ka pasur 668 pasime të suksesshme nga 690 tentime. Ka shkëlqyer gjatë gjithë Botërorit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pritja e Botërorit Edhe Botërori 2026 2 j. më parë Haaland dërgon Norvegjinë në çerekfinale, Brazilin në shtëpi Pritja më e mirë e Botërorit, sipas AP, ishte ajo e Vozinhas ndaj Lionel Messit. 40-vjeçari i Kepit të Gjelbër u shndërrua në njërin prej yjeve më të mëdha të Botërorit. Gabimi i Botërorit Dalja e gabuar e portierit amerikan Matt Freese në ndeshjen ndaj Belgjikës.

Gabimi i tij i rëndë kushtoi me gol, ndërsa SHBA-ja pësoi 4:1. Ndërhyrja më e rëndë Ishte ajo që mesfushori i Katarit, Assim Mabido bëri ndaj mesfushorit të Kanadasë, Ismael Kone. Reprezentuesi i Kanadasë pësoi thyerje të këmbës.

Edhe Botërori 2026 15 o. më parë Gola, teknologji dhe pushime për freskim: Si do ta kujtojmë Kupën e Botës Tifozët e Botërorit Pa asnjë dyshim ishin tifozët e Norvegjisë. Festa e tyre u bë e famshme në gjithë botën.

Burimi: Koha