Barcelona është shumë pranë zyrtarizimit të mbrojtësit 19-vjeçar të Racing Santander, Jorge Salinas. Drejtori sportiv Deco po nxiton ta mbyllë marrëveshjen përpara 30 qershorit, pasi nga 1 korriku klauzola e lojtarit dyfishohet nga 8 në 16 milionë euro. Salinas shkëlqeu këtë sezon duke ndihmuar Racingun të ngjitet në LaLiga me 7 asistime në 33 ndeshje.
Ai luan si mbrojtës i majtë dhe qendror, një profil ky që pëlqehet shumë nga trajneri Hansi Flick. Barcelona po tenton të ulë çmimin e kartonit duke përfshirë në marrëveshje huazimin e ndonjë talenti nga akademia, teksa plani është që Salinas ta kryejë parasezonin me ekipin e parë.
Burimi:
Bota Sot
