Policia e Kosovës pajiset me 15 vetura të reja hibride për policët e

0%

Policia e Kosovës ka vazhduar me forcimin e kapaciteteve për Policinë në Bashkësi dhe Parandalim, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe afrimin e policëve me qytetarët. Në kuadër të këtij procesi, sot janë ndarë 14 vetura të reja hibride për policët e lagjes, të cilat do të përdoren për mbulimin e zonave sektoriale në të gjitha drejtoritë rajonale të Policisë së Kosovës.

Përveç tyre, është ndarë edhe një veturë për Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore, duke e çuar numrin e automjeteve të reja në gjithsej 15. Sipas Policisë së Kosovës, pajisja me automjete të reja do të mundësojë që policët e lagjes të jenë më afër komunitetit dhe të reagojnë më shpejt ndaj nevojave dhe kërkesave të qytetarëve.

Kjo masë, sipas institucionit, synon të kontribuojë në përmbushjen e objektivave të Strategjisë së Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe në forcimin e qasjes proaktive ndaj qytetarëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me komunitetin, si dhe në rritjen e besueshmërisë dhe transparencës institucionale. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com