Djalin ia vrau shoku i fëmijërisë, prek me mesazhin nëna e

0%

Nëna e 20-vjeçarit Joan Zuko, Ornela Zuko, ka reaguar pas vrasjes së të birit në Korçë, duke njoftuar edhe datën e ceremonisë së lamtumirës së fundit. Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur se Joani do të përcillet për në banesën e fundit më 11 gusht, në orën .

Nëna e të riut shprehet se e ka të pamundur t’u përgjigjet të gjithëve në këto momente dhimbjeje, ndërsa e cilëson të birin si “dritën e syve” dhe dashurinë më të madhe të saj.

“Me zemrën e copëtuar dhe me dhimbjen më të madhe që mund të mbajë shpirti i një nëne, ne pamundësi për t ju përgjigjur te gjithëve ju njoftojmë se më 11 gusht, në orën , do t’i japim lamtumirën e fundit birit tim të vogël, dritës së syve të mamit. Biri im, ti do të mbetesh përjetësisht fryma ime, dashuria ime më e madhe dhe pjesa më e shtrenjtë e zemrës sime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mami nuk do të të harrojë kurrë dhe do të të mbajë brenda shpirtit deri në frymën e fundit. U prehsh në paqe, engjëlli i mamit”, shkruan Ornela Zuko. Joan Zuko u vra me armë zjarri në Korçë pas një konflikti me 20-vjeçarin Kristjan Sterjo, i cili u arrestua disa orë pas ngjarjes.

Sipas hetimeve paraprake, mes dy të rinjve kishte pasur konflikte edhe më herët, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të motivit dhe dinamikës së krimit. Sterjo u arrestua pas një operacioni të Policisë dhe forcave RENEA, ndërsa tashmë përballë drejtësisë pritet të japë llogari për ngjarjen e rëndë që i mori jetën 20-vjeçarit.

Burimi: Bota Sot