Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, ka reaguar pas gjendjes së krijuar nga stuhia e shiut dhe breshrit në komunën e Istogut. Muja ka thënë se nesër, më , do t’i vizitojë fermerët e prekur nga breshri në komunën e Istogut dhe, sipas nevojës, edhe në komuna të tjera të prekura.
“Qëllimi i vizitës është të shoh nga afër gjendjen në terren, të dëgjoj shqetësimet e fermerëve dhe të koordinojmë hapat e mëtejmë me autoritetet lokale”- ka thënë ai. Mot i ligë me rrebeshe shiu dhe breshri ka përfshirë sot, më , komunën e Istogut, duke shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore.
Kryetari i kësaj Komune, Ilir Ferati, ka thënë për KALLXO.com se dëmet janë “katastrofale”. Ai tha se në shumicën e fshatrave të kësaj komune janë dëmtuar kulturat bujqësore. Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës ka parashikuar për pasditen e sotme reshje lokale shiu e shkarkime rrufesh në disa zona.
