Udhëtarët që po hyjnë apo dalin nga Kosova po përballen me pritje në disa pika kufitare, ndërsa ngarkesa më e madhe vazhdon të jetë në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Dheu i Bardhë pritjet për automjete në hyrje arrijnë deri në 90 minuta , ndërsa kolona ka arritur në rreth 1 mijë e 200 metra .
Në dalje nga kjo pikë kufitare, pritja është rreth 35 minuta , me kolonë prej rreth 550 metrash . Edhe në pikën kufitare Hani i Elezit ka ngarkesë më të shtuar, ku pritjet për automjete janë rreth 10 minuta , ndërsa kolonat arrijnë në 100 metra në të dy drejtimet. Në Muçibabë , pritjet për hyrje janë rreth 5 minuta , ndërsa në dalje rreth 30 minuta , me kolonë prej rreth 150 metrash .
Në shumicën e pikave të tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet më shpejt, me pritje kryesisht nga 3 deri në 10 minuta dhe pa kolona të raportuara. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
