Familja Mbretërore mirëpret kampionen e botës

0%

Shpërndaje në: Përfaqësuesja e Spanjës është kthyer në Madrid pasi fitoi të dielën Kupën e Botës në New Jersy të dielën. Ekipi i drejtuar nga Luis de la Fuente, mposhti Argjentinën 1:0 falë golit të Ferran Torresit në kohën shtesë. Spanja shtoi yllin e dytë në stemë pas triumfit në Kupën e Botës me 48 përfaqësuese.

Pasi mbërriti në Madrid, ekipi i Spanjës u prit nga Mbreti Felipe VI, Mbretëresha Letizia, Princeshat Leonor dhe Infanta Sofia. Pasi u fotografua me lojtarët, Mbreti mori iu drejtua me një fjalim fituesve të Kupës së Botës. Edhe Botërori 2026 1 muaj më parë Suedia e ka një baron në mesin e mbrojtësve “Urime. Ka qenë një odise. Rruga ka qenë e gjatë. Me 48 ekipe. Një triumf epik.

Keni vuajtur. Jeni kthyer të lodhur. Jeni përballur me disa kritika. Por çfarë është e gjitha kjo në krahasim me gëzimin e sjelljes së kupës në shtëpi. Ju keni qenë të bashkuar, një ekip, mbështetës dhe bujar. Keni fituar me trimëri. Do t’i mbani këto dy yje me vete përgjithmonë, por të gjithë jeni një ekip yjor dhe legjendar për të gjithë historinë e futbollit spanjoll .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përveç titujve të tjerë të rëndësishëm, 16 vjet më vonë, Spanja është përsëri kampione bote në futboll falë jush”, tha Mbreti. Delegacioni i Spanjës që mori pjesë në Kupën e Botës që u mbajt në SHBA, Meksikë dhe Kanada, u pri edhe nga kryeministri Pedro Sanchez.

Burimi: Koha