Shpërndaje në: Pas Policisë, edhe këshilli Prokurorial i Kosovës ua ka mbyllur derën atyre që u dorëhoqën më 2022 nga institucionet në veri.
Të hënën, KPK-ja ka refuzuar kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve të pesë prokurorëve dhe 15 anëtarëve të stafit mbështetës të komunitetit serb në Prokurorinë e Mitrovicës Ilirjana Thaçi Këshilli Prokurorial i Kosovës ka refuzuar kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve të pesë prokurorëve dhe 15 anëtarëve të stafit mbështetës të komunitetit serb në Prokurorinë e Mitrovicës.
Në mbledhjen e së hënës, KPK-ja po ashtu dërgoi tek ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, emrat e pesë prokurorëve për lirim nga detyra. “Kthimi në detyrë i prokurorëve dhe stafit administrativ që kanë dhënë dorëheqje me vullnetin e tyre nuk gjen mbështetje në rendin juridik të Republikës së Kosovës.
Është e padiskutueshme edhe nga aspekti profesional se dorëheqja është një akt i njëanshëm dhe vullnetar. Natyrisht, me dhënien e dorëheqjes përfundon edhe marrëdhënia juridike e punës”, tha zëvendëskryesuesi i KPK-së, Dardan Vuniqi.
Për refuzimin e tërheqjes së dorëheqjeve të ofruara nga prokurorët dhe stafi mbështetës serb votuan katër anëtarët: Dardan Vuniqi, Visar Krasniqi, Elza Bajrami-Kastrati dhe Arlinda Muqa, derisa kryesuesi Arian Gashi, Kryeprokurori i Shtetit- Zejnullah Gashi dhe anëtari Milot Krasniqi ishin kundër.
Edhe LAJMET E MBRËMJES 7 muaj më parë BE-ja dhe Ambasada Britanike i bëjnë thirrje KPK-së të mos pengojë reformën në drejtësi Kryesuesi Arian Gashi propozoi që për këtë çështje të diskutohet në takimet e radhës, me arsyetimin se duhet konsultim edhe me Këshillin Gjyqësor. Propozimi i tij u përkrah nga Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi dhe anëtari Milot Krasniqi.
Por anëtarët tjerë vlerësuan se kthimi i prokurorëve serbë në punë mund të bëhet vetëm nëse u nënshtrohen procedurave të rekrutimit. “Këshilli Prokurorial nuk mund të krijojë një kompetencë që ligji nuk ia njeh dhe nuk mund të ringjallë një mandat që juridikisht ka pushuar së ekzistuari. Veprimi i vetëm në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin është konstatimi i përfundimit të mandatit.
Nëse këta persona dëshirojnë të bëhen sërish pjesë e sistemit prokurorial, ekziston vetëm një rrugë ligjore: konkurrimi në një konkurs të ri publik, në kushte të barabarta me çdo kandidat tjetër”, tha Muqa. Prokurorët dhe gjyqtarët serbë në veri dhanë dorëheqjen në fund të vitit 2022.
Edhe LAJMET E MBRËMJES 1 j. më parë Gashi nominohet për Kryeprokuror të Shtetit, disa OJQ ftojnë Haxhiun ta dekretojë Për t’iu kundërvënë vendimeve të qeverisë, në Këshillin Gjyqësor ishin dorëzuar 144 dorëheqje, prej të cilave 25 nga gjyqtarët, ndërsa në Këshillin Prokurorial 33 dorëheqje, përfshirë 10 të prokurorëve.
Dorëheqje kishin dhënë edhe policët në katër komunat veriore, kthimin e të cilëve Policia e ka mbyllur si mundësi, pasi atyre u është ndërprerë kontrata.
