Gjermani: Treni e godet për vdekje 23-vjeçarin, dyshohet se ishte i

0%

Një 23-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në orët e para të mëngjesit të së dielës, pasi u godit nga një tren në zonën e Stacionit Jugor (Südbahnhof) në Darmstadt të Gjermanisë. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ndodhi rreth orës , kur i riu, për arsye ende të paqarta, ndodhej në binarë dhe u përplas nga një tren që po kalonte.

Pavarësisht reagimit të shpejtë të ekipeve të emergjencës, 23-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes, raporton media gjermane Blaulicht, përcjell Sinjali. Për shkak të aksidentit, qarkullimi hekurudhor në atë segment u ndërpre përkohësisht, duke shkaktuar vonesa dhe kufizime në trafikun e trenave.

Sipas dëshmive të disa personave që ndodheshin në vendngjarje, ekziston dyshimi se i riu mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit. Megjithatë, autoritetet theksojnë se kjo mbetet vetëm një pistë hetimi dhe ende nuk është konfirmuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit fatal janë marrë përsipër nga sektori përkatës i Policisë Kriminale në Darmstadt. Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet vazhdojnë dhe se informacione të tjera do të publikohen sapo të ketë zhvillime të reja. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com