Jessie J konfirmon ndarjen nga partneri pas pesë vitesh

0%

Këngëtarja britanike Jessie J ka bërë të ditur se i ka dhënë fund marrëdhënies me partnerin e saj prej pesë vitesh, basketbollistin Chanan Coleman, me të cilin ka edhe një djalë.

Lajmin e ndarjes artistja e ndau përmes një postimi në Instagram, ku e cilësoi këtë si një periudhë të vështirë dhe të dhimbshme për të dy, duke theksuar se vendimi është marrë me prioritet mirëqenien e djalit të tyre, Skye. “Unë dhe Chanan kemi vendosur së fundmi t’i japim fund marrëdhënies sonë romantike.

Kjo është një situatë e trishtueshme dhe e vështirë, por jemi të përqendruar ta përballojmë këtë ndryshim privatisht dhe në mënyrë pozitive, në mënyrë që t’i sigurojmë djalit tonë një mjedis të shëndetshëm dhe të lumtur” , shkroi Jessie J. Këngëtarja sqaroi se vendosi ta bënte vetë publik lajmin për të shmangur spekulimet dhe thashethemet që mund të lindnin për jetën e tyre personale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo theksoi gjithashtu se, pavarësisht ndarjes, marrëdhënia mes tyre do të mbetet e mirë dhe do të vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin si miq dhe si prindër. “Do të vazhdojmë ta mbështesim njëri-tjetrin me dashuri, respekt dhe kujdes, mbi të gjitha si prindër të Skye.

Nëse na shihni bashkë si familje ose duke komunikuar në rrjetet sociale, kjo është sepse po e rrisim djalin tonë së bashku, mbi bazën e një miqësie pozitive dhe të shëndetshme”, u shpreh ajo. Jessie J dhe Chanan Coleman nisën lidhjen në vitin 2021 dhe në vitin 2023 u bënë prindër të djalit të tyre, Skye.

Edhe pas ndarjes, çifti ka bërë të qartë se do të vazhdojë të bashkëpunojë për rritjen e fëmijës në një atmosferë sa më të qetë dhe të shëndetshme.

Burimi: Bota Sot