Ditë e rëndë për Istogun, dy persona humbin jetën në aksident. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi ka informuar se aksidenti ka ndodhur midis dy veturave në fshatin Shushicë.
Bëhet e ditur se vdekja e njërit nga viktimat u konstatua nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e viktimës së dytë u konstatua me t’u arritur në Spitalin Rajonal të Pejës. Në vendin e ngjarjes përpos policisë, kanë dalë emergjenca, zjarrfikësit dhe Prokurorit i Shtetit.
