Komuna e Plevlës miraton deklaratë kundër njohjes së Kosovës, reagon

0%

Kuvendi Komunal i Plevlës në Mal të Zi ka miratuar një deklaratë për mosnjohjen e vendimit të shtetit malazez për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndonëse komunat nuk kanë kompetenca kushtetuese për të ndryshuar politikën e jashtme të vendit.

Vendimi ka nxitur reagimin e ministrit të Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, i cili ka vlerësuar se një deklaratë e tillë nuk i shërben të ardhmes evropiane të vendit. “Nuk është mirë që këshilltarët komunalë të Plevlës i kanë përvetësuar elemente kushtetuese dhe juridike që nuk u takojnë.

Demokracia e mendimit të lirë është e rëndësishme, por pa cenuar marrëdhëniet e mira fqinjësore, të cilat janë një nga prioritetet e Malit të Zi”, ka shkruar Dukaj në rrjetin social X.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka shtuar se autoritetet lokale duhet të fokusohen në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunës, e jo në promovimin e agjendave politike që, sipas tij, nuk janë në interes të Malit të Zi. Plevla është komuna e dytë në Mal të Zi që miraton një dokument të tillë, pas Komunës së Zetës.

Megjithatë, këto deklarata nuk kanë fuqi juridike dhe nuk ndikojnë në qëndrimin zyrtar të Malit të Zi, i cili vazhdon ta njohë Kosovën si shtet. Dokumenti është propozuar nga Partia Popullore Demokratike (DNP) e Milan Knezheviqit, parti e njohur për qëndrimet e saj të afërta me Beogradin zyrtar.

Sipas mediave malazeze, në tekstin e deklaratës nuk kërkohet në mënyrë të drejtpërdrejtë “çnjohja” e Kosovës, por theksohet se Kuvendi Komunal i Plevlës “mbetet i përkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë”, duke iu referuar të drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com