Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë, dyshohet për posedim dhe shitje

0%

Prokuroria e Gjakovës sot, më , ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet S.P., i cili dyshohet për tri vepra penale që lidhen me posedimin dhe shitjen e paautorizuar të kokainës, si dhe me posedimin dhe shitjen e armëve.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se deri më , në Gjakovë, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes, ka poseduar substancë narkotike të llojit kokainë.

“Gjatë zbatimit të masave të fshehta të hetimit është regjistruar duke komunikuar për shitblerjen e narkotikëve, ndërsa gjatë bastisjes janë sekuestruar gjithsej 449.16 gramë kokainë, një peshore elektronike dhe mjete të tjera që dyshohet se janë përdorur për paketimin e substancave narkotike” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas aktakuzës, me këto veprime ai ngarkohet me veprën penale – shitblerja e narkotikëve. Sipas njoftimit në pikën e dytë të aktakuzës, Prokuroria pretendon se i pandehuri, në kundërshtim me Ligjin për Armët, në fshatin Mejë të Gjakovës ka mbajtur pa autorizim një armë zjarri, municion dhe pjesë të armëve, të cilat janë sekuestruar gjatë bastisjes nga Policia.

Ai akuzohet edhe për veprën penale – armëmbajtje pa leje. Ndërkaq, sipas pikës së tretë të aktakuzës, S.P. dyshohet se deri më , në fshatin Mejë, pa autorizim është marrë me shitjen dhe ndërmjetësimin e shitjes së armëve dhe municionit për persona të ndryshëm.

Prokuroria ka bërë të ditur se dyshimet mbështeten në provat e siguruara përmes masave të fshehta të hetimit dhe ekzaminimit të telefonit të të pandehurit, ku sipas saj është dokumentuar komunikimi lidhur me shitjen dhe ndërmjetësimin e armëve.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria ka propozuar edhe konfiskimin e dy automjeteve, një “Volkswagen Golf 7” dhe një “Volkswagen Golf 8”, si dhe konfiskimin e 2,325 eurove para të gatshme. Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale që i vihen në barrë.

Burimi: Kallxo