Nesër nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të martën nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, pasi nuk pritet të plotësohen kushtet për zbatimin e masës.

Sipas ministrisë, bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave, për nesër nuk parashihen temperatura që aktivizojnë vendimin për kufizimin e përkohshëm të qarkullimit të këtyre automjeteve.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të kushteve meteorologjike dhe do të informojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e kufizimeve. Këto masa zbatohen gjatë ditëve me temperatura të larta për të mbrojtur infrastrukturën rrugore dhe për të garantuar sigurinë në komunikacion.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com