Sulm me thikë në një festë në Gjermani, tetë persona përfundojnë në

0%

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani, ku tetë persona mbetën të plagosur pas një sulmi me thikë gjatë një feste publike të organizuar në Egling, në qarkun Bad Tölz-Wolfratshausen. Sipas autoriteteve gjermane, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vazhdon të jetë në arrati. Ngjarja ndodhi pak para mesnatës, në një aktivitet ku merrnin pjesë rreth 700 persona.

Hetimet paraprake tregojnë se konflikti nisi kur një person i paidentifikuar goditi me grusht një 24-vjeçar nga Austria. Menjëherë më pas, ai dyshohet se përdori një thikë kundër një 16-vjeçari, duke i shkaktuar plagë të rënda në krah. Pas incidentit shpërthyen përleshje mes disa pjesëmarrësve, duke bërë që numri i të lënduarve të arrinte në tetë.

Të plagosurit u dërguan në spitalet e zonës për trajtim mjekësor, ndërsa disa prej tyre iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale. Policia, e cila mbërriti në vendngjarje pak minuta pas sulmit, e përshkroi situatën si kaotike dhe të tensionuar. Gjatë evakuimit të pjesëmarrësve, disa persona u ndaluan përkohësisht për të rivendosur rendin, por autori i dyshuar arriti të largohej.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hetuesit kanë nisur analizimin e pamjeve të kamerave dhe materialeve filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes. Sipas përshkrimit të policisë, i dyshuari është një burrë rreth 1.80 deri në 1.90 metra i gjatë, me trup të hollë, flokë të shkurtër të errët, i veshur me xhaketë gri dhe xhinse.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që mund të kenë parë incidentin ose disponojnë informacione të vlefshme për identifikimin e autorit, të kontaktojnë menjëherë policinë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com