Malisheva po bëhet gati për sfidën e radhët në kuat evropiane. Futbollistët e Malishevës i pret punë e vështirë me ekipin e Hibernian, e cila ndeshje luhet të enjten në orën 16.30 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Skuadra skoceze përherë të parë do të zbarkojë në kryeqytetin e Kosovës. Malisheva është në rrethin e dytë, e cila e ka eliminuar skuadrën shqiptare Vllazninë e Shkodrës.
Ndeshja e parë në Shkodër kishte përfunduar 2:1 për Vllazninë, ndërsa ajo e kthimit 5:0 në favor të Malishevës.