Shpërndaje në: Gjatë rrëfimit estetik në romanin “Karrigia e Dashurisë”, autori Fehmi Pireva ndërlidh fitoren e jetës, me frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës. Liria, atdheu, dashuria ishin vetëm një! Kjo është e vërteta e pamohueshme për të gjithë ata, të cilët vetëdijen shoqërore e shpalosin edhe si vlerë artistike.
Romani mbetet dëshmi e komunikimit letrar, me qasje bashkëkohore dhe arritje cilësore në nivelin artistik Violeta Allmuça Pas disa romaneve të suksesshme autori Fehmi Pireva vjen me romanin më të ri të tij “Karrigia e Dashurisë”. Tematika e kësaj vepre letrare është një kthim në kujtesën njerëzore. Çfarë është njeriu para vetes, para dashurisë, para lirisë, para atdheut?
Ngjarja zhvillohet nga fillimi deri në fund në karrigen e dashurisë, një lidhje dialektike, në stinët e vjeshtës, udhëkryqe dhe dimra të ftohtë. Ah sikur të kishim lindur në kohë lirie, shkruan rrëfimtari?! Romani shfaqet si një pasqyrë me fytyrën e vërtetë të dashurisë.
Kthimi në të kaluarën shkon drejt së tashmes dhe të nesërmes, aty ku të gjithë nuk ndiheshin aspak të lirë prej një shekulli. Subjekti i marrë në vitet e qëndresës së popullit shqiptar në Kosovë përbën narracionin e pasur të librit, ku spikat një ngjarje e pazakonshme, kontraste dhe imazhe të kohës. Nuk është se tema të tilla nuk janë shkruar edhe më herët.
Ndryshimi qëndron se bota e dashurisë ndeshet me batica e zbatica brenda një realiteti që kushtëzohet dukshëm nga mungesa e lirisë. Lënda artistike natyrshëm vjen me zërin e autorit, në një gjuhë të thjeshtë duke e kthyer në protagonist të mendimit filozofik e shpirtëror, i cili shkruan dramën e vetvetes së tij. Personazhet lëvizin nëpër hije e kohë të nëmura.
A ishim edhe një popull i nëmur, pyet njeriu? Edhe Kulturë 2 d. më parë “Grue prej zjermi” në rrëfimin e sinqertë ku rilind pasioni Dy të rinj studentë brenda një hapësire dhe kohe takohen mes dilemës, shpresës dhe qëndresës. Dashuria e tyre pothuajse është një e vërtetë e barabartë me lirinë, dinjitetin e madhështinë e saj.
Mënyra se si ta përcaktosh jetën e përvojën individuale për të shkruar një vepër letrare artistike në realitetin, përmasën e së kaluarës dhe një botë që e ndiqte e keqja, është metaforikisht, “hija”. Çfarë do të ishin personazhet kryesore, Iliri dhe Vjosa, pa të shkuarën e tyre në rrëfimin artistik të sotëm? Dashuria gjithmonë ngadhënjen kur ngadhënjen liria.
Gjatë rrëfimit estetik autori ndërlidh fitoren e jetës, me frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës. Liria, atdheu, dashuria ishin vetëm një! Kjo është e vërteta e pamohueshme për të gjithë ata, të cilët vetëdijen shoqërore e shpalosin edhe si vlerë artistike. Romani mbetet dëshmi e komunikimit letrar, me qasje bashkëkohore dhe arritje cilësore në nivelin artistik.
Synimi i rrëfimit në romanin “Karrigia e Dashurisë” natyrshëm parashtron e shtjellon ngjarjet gjatë gjithë strukturës gjuhësore, përmbajtjes, perceptimit të botës së brendshme të autorit dhe forcën shprehëse artistike.
Edhe Showbiz 4 d. më parë Dua Lipa dhe Lea Ypi diskutojnë për lirinë dhe komunizmin në Shqipëri Do të jetë vetë lexuesi i cili do të vlerësojë romanin më të ri të këtij shkrimtari tashmë të mirënjohur në letërsinë shqipe.
