Ambasadori gjerman: Do ta mirëprisja anëtarësimin e Kosovës në NATO

0%

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka deklaruar se do ta mirëpriste anëtarësimin e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s. Gjatë një interviste në Klan Kosova, Rudolph foli për disa çështje me rëndësi, përfshirë sigurinë, bashkëpunimin me NATO-n dhe mbështetjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Do ta mirëprisja anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe. Sinqerisht, në këtë moment nuk e shoh se po zhvillohet një diskutim për zgjerimin e NATO-s”, deklaroi diplomati gjerman. Ai foli gjithashtu për rolin e Gjermanisë në mbështetjen e FSK-së, duke theksuar angazhimin e shtetit gjerman në forcimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të saj.

Gjermania vazhdon të jetë një nga partnerët kryesorë të Kosovës në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, përmes bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme institucionale. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com