​Gucati në gjykatë në Drenas, pasi u kërcënua nga një person në

0%

Në Gjykatën Themelore në Drenas ka nisur seanca gjyqësore ndaj Eqrem Avdullahut nga Rahoveci, cili akuzohet për veprën penale “kanosje”. Sipas Prokurorisë, Avdullahu kishte kërcënuar përmes rrjetit social Facebook kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Sipas aktakuzës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se më , rreth orës , i pandehuri Eqrem Avdullahu, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka kanosur seriozisht Hysni Gucatin, duke i shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën.

Në aktakuzë thuhet se në një faqe në Facebook me emrin “Diaspora në Krye” ishte postuar një fotografi e Hysni Gucatit me mbishkrimin “Prokuroria heton Hysni Gucatin – mori rrogë për 19 vite si sekretar shkolle pa shkuar në punë”. Sipas Prokurorisë, më pas i pandehuri, përmes profilit të tij personal në Facebook me emrin “Eqrem Avdullahu”, kishte komentuar: “Këtë derr duhet pushkatu”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Eqrem Avdullahu nga Rahoveci. Ekziston dyshimi i bazuar mirë se me datën , rreth orës , i pandehuri Eqrem Avdullahu, përmes rrjetit social Facebook, me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit seriozisht e kanos të dëmtuarin Hysni Gucati, në atë mënyrë që në një fanpage në rrjetin social Facebook me emrin ‘Diaspora në Krye’, ishte postuar një foto e të dëmtuarit me mbishkrimin ‘Prokuroria heton Hysni Gucatin – morri rrogë për 19 vite si sekretar shkolle pa shkuar në punë’, ku më pastaj i pandehuri përmes rrjetit social personal të tij në Facebook me emrin ‘Eqrem Avdullahu’, kishte shkruar komentin me fjalët ‘Këtë derr duhet pushkatu’, me ç’rast te i dëmtuari ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij, me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale ‘kanosje’”, thuhet në aktakuzë. /KP

Burimi: Telegrafi